Përforcimet në afatin dimëror kanë rezultuar shumë të suksesshme për Newcastle United, që kanë marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Evertonit.
Klubi me drejtuesit më të pasur në botë, ka shënuar fitore me rezultat komod 3 – 1, shkruan lajmi.net.
Everton kaloi fillimisht në epërsi pas një autogoli të Lascelles në minutën e 36-të, mirëpo vetëm një minutë më vonë, Holgate realizoi gjithashtu autogol në përpjekje për të larguar topin, duke barazuar rezultatin në minutën e 37-të.
Gjatë pjesës së dytë, vendasit ishin shumë më të mirë, duke dominuar në çdo aspekt.
Ishte Fraser që shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë vendasve në minutën e 56-të.
Ndërkohë, fitoren e vulosi mbrojtësi Kieran Trippier me një gol të bukur 10 minuta para kohës së rregullt në minutën e 80-të nga gjuajtja e lirë.
Me këtë fitore, Newcastle largohet nga zona e rrezikshme me 18 pikë, derisa Everton renditët një pozitë më lartë me 19 sosh.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...