Newcastle United e ka eliminuar Manchester Unitedn nga Carabao Cup, duke e mposhtur në Old Trafford me rezultat 3-0.
Goli i parë për Magpies u shënua në minutën e 28-të me anë të Miguel Almiron, që u asistua prej Valentino Livramentos.
Për 2-0 u përkujdes ish-talenti i Chelseat, Lewis Hall (36’), për të shkua në pushimin mes pjesëve me qetësi maksimale.
Edhe 45 minutat e dytë filluan mirë për mysafirët, që ia dolën ta shënonin edhe golin e tretë.
Ishte minuta e 60-të e takimit kur Joelinton asistoi te Joe Willock, për t’i dhënë goditjen e fundit Djajve të Kuq.
Kjo disfatë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Erik ten Hag, që është duke kaluar nëpër një presion të madh.
Trajneri holandez aktualisht është duke u përballur me kritika të ashpra dhe ky eliminim mund të qojë në shkarkimin e tij. /Telegrafi/
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...