New Basket ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 69:72 (24:19, 16:24, 16:15, 13:14), duke e fituar Kupën e Kosovës për Ligën e Parë.
Istogu e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 10:3, megjithatë me kalimin e minutave prizrenasit këndellen për të afruar shifrat, edhe pse skuadra nga Istogu ishte në epërsi gjatë gjithë kësaj periudhë, duke e fituar këtë pjesë 24:19. Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku barazuan shifrat në 33:33, e më pas edhe duke pasur epërsi 35:43, por pesë pikë radhazi nga Istogu bën që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 40:43.
Perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, ku edhe pse New Basket kishte epërsi prej shtatë pikësh 50:57, rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:58, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Basketbollistët prizrenas arritën epërsi deri në dhjetë pikë, megjithatë Istogu ngushtoi shifrat në 69:72, duke e fituar Kupën e Kosovës së Ligës së Parë.
Medaljet i ndan Sekretari i Klubit, Gazmend Pupovci dhe Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija. MVP i turneut është shpallur Sami Hajzeri, çmim të cilin ia ndau Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Artina Hasani.
Ndërkohë, Kupën kapitenit të New Basket, Idol Pallushi ia dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Dardan Kasapolli./Arbresh.info

Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...