Dyshja gjermane e Bayern Munichut, Manuel Neuer dhe Leon Goretzka kanë folur rreth rikthimit të mundshëm në klub të trajnerit Pep Guardiola.
Trajneri i Manchester Cityt u lidh gjatë ditëve të fundit me një rikthim sensacional te Bavarezët.
Për këtë rikthim janë pyetur edhe dyshja gjermane e Bayernit, Neuer dhe Goretzka, të cilët kanë thënë se nuk dinë gjë rreth këtij rikthimi.
“Mendoj se ju e njihni Pepin më mirë se unë”, ka thënë Goretzka, duke ia kaluar pyetjen portierit.
“Pep gjithashtu ju njeh juve, me siguri!”, u përgjigj fillimisht Neuer.
“E dëgjova tani për herë të parë. Do të shihni se çfarë ndodh. Çfarë vendosin vendimmarrësit në Bayern”, përfundoi portieri shkruan telegrafi.
Përveç Guardiolas, me Bayernin janë lidhur edhe Arsene Ëenger, Mauricio Pochettino, Ralf Ragnick e Jose Mourinho.
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...