Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, afati kalimtar për vendorët, si dhe të huajt do të jetë më 25 dhe 26 dhjetor.
Në këtë afat kalimtar, klubet mund të paraqesin transferimet e reja, si për vendorët ashtu edhe për të huajt, përcjell Arbresh.info.
Klubet pritet të jenë mjaft aktive edhe në këtë afat kalimtar, duke marrë parasysh synimet që kanë, si dhe duke marrë parasysh faktin se në stinorin pranveror zhvillohet Kupa, si dhe vendoset për titullin e kampionit dhe kush bie nga liga.
Peja pritet të transeroj dy lojtarë vendor mjaftë cilësor teksa edhe Bashkimi ka konfirmuar transferimin e Lejson Zeqirit.
Stinori pranveror pritet të jetë shumë interesant në Prince Caffe Superligë.
Gjithashtu transferime priten edhe në Ligën e Parë dhe të Dytë të Meshkujve./Arbresh.info/
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...
Prokuroria e Pejës kërkon angazhim me të shtuar nga inspekto...
Në fund të marsit, delegacioni i KiE vjen në Kosovë me misio...
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...