SPAK urdhëroi Byronë Kombëtare të Hetimit që t’i dorëzonte kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, aktet hetimore në paraburgim.
Mësohet se pasditen e së martës, 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe janë dërguar me një furgon në IEVP Durrës, ku Veliaj ndodhet i arrestuar. Ky veprim është kryer në përputhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pranoi kërkesën e Veliajt.
Gjykata vendosi që një oficer i BKH të vendosë në dispozicion të Veliajt aktet e fashikujve hetimorë, brenda mjediseve të paraburgimit ku ai ndodhet.
Kujtojmë që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej datës 10 Shkurt 2025 dhe vazhdon të jetë në detyrë si kryebashkiak, pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe anuloi Dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.
SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen më 10 shtator, duke e akuzuar kryebashkiakun për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut