Trepça e pret nesër në “Minatorin” e zjarrtë Bashkimin në kuadër të finales së dytë të play-offit në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja nis me fillim nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
Takimin e parë e fituan prizrenasit 84:77, për të krijuar epërsinë prej 1:0 në serinë finale. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.
‘Xehetarët’ synojnë fitoren për të barazuar serinë në 1:1, ndërsa Portokallezinjtë për të krijuar epërsinë 2:0 dhe të afrohen te titulli.
Mitrovicasit synojnë mbrojtjen e titullit, kurse prizrenasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2018, kur e fituan për herë të parë dhe të fundit.
Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, ashtu si të gjitha takimet mes këtyre dy skuadrave në këtë edicion dhe një atmosferë e jashtëzakonshme në Mitrovicë.
Këto dy skuadra ishin përballur në finale të Kupës, ku fituan mitrovicasit. Ndërkohë, në garat e rregullta u përballën katër herë, me dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret erdhën si vendas, si për Bashkimin, ashtu edhe për Trepçën.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...