Chelsea ka shpenzuar më shumë se 600 milionë euro për lojtarë të rinj, por nuk po arrin të marr rezultate këtë vit.
Skuadra e Graham Potter është në vendin e dhjetë në Ligën Premier me 11 pikë më pak se pozitat që çojnë në Ligën e Kampionëve dhe është në prag të eliminimit nga kjo garë për këtë sezon pasi ka humbur ndeshjen e parë nga Borussia Dortmund me rezultat 1-0.
Pasi Thomas Tuchel u shkarkua në fillim të shtatorit për shkak të një fillimi të keq të sezonit, Chelsea i pagoi Brighton 22 milionë euro si kompensim për Graham Potter, duke e bërë atë trajnerin më të shtrenjtë në histori.
Potterit iu dha një kontratë pesëvjeçare dhe një dorë e lirë për të krijuar një ekip të ri në “Stamford Bridge”.
Por deri më tani Potter ka fituar vetëm dy nga 13 ndeshjet e kampionatit, ekipi i tij duket i dëshpëruar, madje edhe lojtarët e rinj e të shtrenjtë nuk kanë treguar ende asgjë, shkruan telegrafi.
Disa media angleze pohojnë se Chelsea tashmë po punon për të sjellë një trajner të ri, vetëm pak muaj pas mbërritjes së Potter.
Mauricio Pochettino, thuhet se është emri që po qarkullon më shumë në zyrat e klubit.
Zërat për shkarkimin e Potter janë shtuar ditëve të fundit.
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...