“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray sezonin e ardhshëm” – Analisti turk jep deklaratën e madhe

19:17 | 13 Prill 2026
D.H

Hakan Calhanoglu është shumë pranë largimit nga Interi me Galatasaray që është gati të mbyllë operacionin për të rikthyer mesfushorin në vendlindje që në sezonin e ardhshëm.

Për momentin ka një diferencë të madhe mes ofertës dhe kërkesës për rinovimin e kontratës me klubin zikaltër që skadon në vitin 2027; Interi nuk ka ndërmend t’i konfirmojë pagën aktuale prej 6.5 milionë euro futbollistit duke i propozuar një rinovim kontrate me reduktim të pagës.

Por nga Turqia  vijnë deklaratat e drejtuesit dhe opininistit Taner Karaman që për A Spor TV bëri një parashikim për merkaton e transferimeve.

“Në 99%, Hakan Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray sezonin e ardhshëm, ajo diferenca prej 1% është se ende nuk është hedhur firma, por futbollisti ka dhënë fjalën e tij”, tha Taner Karaman.

Calha iu bashkua Interit në vitin 2021, pas një aventure në Milan. Ai deri më tani ka luajtur 210 ndeshje me zikaltrit dhe ka realizuar 48 gola dhe 38 asistime./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale