KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj kanë ndarë rrugët.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadre klinase përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“KF Dukagjini njofton opinionin publik dhe tifozët se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ndue Përgjokaj.”
“Klubi shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin, përkushtimin dhe punën profesionale të tij gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë.“
“Ne i urojmë trajnerit, Ndue Përgjokaj, shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftim.
Dukagjini nuk po kalon në formë të mirë dhe nuk e ka shijuar fitoren në 11 ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës./Arbresh.info/
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit