Finalja e Kupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Llapit, e paraparë për t’u luajtur ditën e mërkurë me data 21 maj, do të luhet me 22 maj ditë e enjte.
Ky ndryshim është bërë sot nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe skuadra e Llapit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të finales së UEFA Europa League, e cila do të luhet më 21 maj.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 20:00.
Kujtojmë se kampion në fuqi i Kupës së Kosovës është Ballkani që e mposhti sezonin e kaluar Prishtinën në penallti.
Fitues i Kupës së Kosovës automatikisht merr pjesë në kualifikimet për Europa League./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026