Barcelona është duke synuar për të fituar për të katërtën herë titullin në La Liga brenda pesë sezoneve dhe pasi tani është zbuluar kalendari i ndeshjeve për këtë sezon, më poshtë keni ato më rëndësishmet.
“Blaugranët” nisin edicionin e tyre me takimin në shtëpi kundër Alaves para ndeshjeve me skuadrat e promovuara – Real Valladolid dhe Huesca, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, skuadra e Ernesto Valverdes nuk do të përballet me ndonjërën nga tetë skuadrat më të mëdha deri në ndeshjen në udhëtim ndaj Valencias në xhiron e 8 – e përcaktuar të luhet më 7 tetor.
Pas ndeshjes në udhëtim në Mestalla pasojnë takimet në shtëpi, kundër Sevillas dhe Real Madridit, ndërsa El Clasico në Bernabeu luhet më 3 mars.
“Blaugranët” do të përballen me Atletico Madridin në Wanda Metropolitano në xhiron e 13-të (25 nëntor), ndërsa takimi kthyes në Camp Nou zhvillohet më 7 prill.
Pesë ndeshjet e fundit të Barcelonë janë kundër Alaves, Levantes, Celta Vigos, Getafes dhe Eibarit./arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...