Sot është dita e dytë e kompeticionit Evropian, “Euro 2020”.
Mbrëmë është luajtur ndeshja e parë mes Turqisë dhe Italisë.
Ku fitues i ndeshjes ishte Italia e cila mposhti Turqinë me rezultat 3-0.
Ndryshe nga mbrëmë, sot do të zhvillohen 3 ndeshje.

ku njëra ndër to është ndeshja Uells- Zvicër e cila do të luhet në ora 15:00, tanimë është bërë e ditur se për Kombëtaren e Zvicrës luajnë 3 kosovarë dhe sipas mediumeve botërore, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, priten të jenë lojtarë kyç tek Përfaqësuesja e Zvicrës.

Në ora 18:00 do të kemi përpalljen e Danimarkës kundër Finlandës dhe sipas mediave botërore kjo ndeshje pritet të jetë një ndeshje me befasira, sepse shumë shpesh skuadrat e vogla kanë ditur të bëjnë befasi në kompeticionin Evropian.

Poashtu, tashmë janë bërë zyrtare edhe formacionet tek dy Kombëtaret.

Kurse në ora 21:00 do të luhet ndeshja Belgjikë – Rusi.

Ndeshja më interesante e ditës së sotshme është po kjo e fundit, sepse te dy Kombëtaret sipas mediumeve botërore janë konsideruar si skuadra favorite të kompeticionit “Euro 2020”.
Ende nuk janë bërë zyrtare informacionet e ndeshjes Belgjike – Rusi./arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...