Bad News Eagles janë duke vazhduar pjesëmarrjet në ngjarjet ndërkombëtare, ku së fundmi kanë zënë vendin e dytë në turneun e CS:GO në Malta.
Ekipi shqiptar për momentin renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore, dhe po vazhdojnë të jenë pjesë e turneve të ndryshëm.
Turneu më i rëndësishëm për ta këtë vit do të jetë BLAST Paris Major, ku janë pjesë e turneut kualifikues të quajtur RMR, shkruan telegrafi.
Përveç këtij turneu ekipi shqiptar është duke garuar edhe në ngjarje tjera të CS:GO, së shpejti ata do të përballen me ekipin Movistar Riders në turneun ESL Challenger League.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me datën 28 shkurt nga ora 19:00, në formatin ‘Bo3’.
Gjithashtu bNe do të garojnë në turneun BetBoom i cili shpërndan çmime në vlerë 300.000 dollarë.
Ndeshjen e parë në këtë turne do ta zhvillojnë me datën 3 mars, kundër ekipit ATK.
Të gjitha ndeshjet e ekipit shqiptar transmetohen në platformën Twitch.
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...