La Liga ka konfirmuar se çdo ndeshje do të transmetohet drejtpërsëdrejti brenda tri sezoneve të ardhshme në vendet si India dhe Pakistani.
Të gjitha 1,140 ndeshjet do të transmetohen drejtpërsëdrejti në rrjetin social në vendet si Afganistani, Bangladeshi, Butani, Nepali, Maldivet dhe Sri Lanka, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi me të vërtetë të kënaqur për të transmetuar falas në një territor kaq të rëndësishëm si nën kontinenti indian”, ka thënë Alfredo Bermejo, drejtori i La Ligas në strategji digjitale.
“Njëra nga qëllimet tona kryesore në dy vitet e fundit ka qenë ofrimi i përmbajtjeve te audiencat më të gjëra të mundshme, prandaj bashkëpunimi me platformat falas si Facebook, që ka 270 milionë përdorues në Indi, është çelësi për ne”
Rrjeti Sony Pictures më parë kishte të drejtat për ndeshjet në ligë në këto regjionet gjatë viteve 2014 – 2018./arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...