Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës ka mbërri në Zvicër.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka konfirmimin e zbarkimit të trupës kosovare në Basel përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare në Facebook.
Dardanët u grumbulluan dhe ushtruan nga e hëna në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa sot do të akomodohen dhe do ta zhvillojnë një seancë të lehtë stërvitore në Zvicër para duelit të nesërm.
Ndër të tjera, selektori Franco Foda do ta mbajë një konferencë për shtyp.
Futbollistët e Kosovës u dukën sot në disponim të mirë dhe nesër mbrëma synojnë rezultat pozitiv, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45.
Kosovës do t’i mungojnë Edon Zhegrova, Milot Rashica e Florent Hadërgjonaj, për arsye të ndryshme, ndërsa trajneri gjerman do të mundohet t’i gjejë mbulesat e tyre adekuate për duelin me Zvicrën dhe për atë të tri ditëve më vonë kundër Suedisë.
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...