Girona dhe Barcelona, së bashku me La Ligan, kanë shtruar kërkesë zyrtare te Federata e Futbollit të Spanjës për të zhvilluar ndeshjen e tyre të muajit janar në Miami.
Javën e kaluar, Girona konfirmoi se ata janë të hapur ndaj këtij propozimi sepse ata e shohin këtë si një “mundësi të mrekullueshme për zgjerim” për klubin dhe qytetin, transmeton portali arbresh.info.
La Liga lëshoi një deklaratë për shtyp të martën duke konfirmuar se Delfi Geli dhe Josep Maria Bartomeu, presidentët e të dy klubeve, me kënaqësi kanë nënshkruar letrën së bashku me drejtorin e ligës Javier Tebasin.
Loja është e paraparë të zhvillohet më 26 janar në vitin 2019 duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin Hard Rock të Miamit.
La Liga ka arritur një marrëveshje 15 vjeçare me Relevent Sports për të zhvilluar ndeshjet e La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një lëvizje që ngjalli polemika të shumta./arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...