Dëmtim horror për ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Los Angeles Galaxy, Giovano dos Santos, aktualisht pjesë e Club America në Meksikë.
30-vjeçari u largua mes dhimbjesh dhe frikës nga fusha në përballjen e nxehtë me Gudalajaran, pas një përplasjeje me kundërshtarin Besino.
Nga pamjet duhet qartë se futbollisti i Guadalajaras, me një kohë vonesë në ndërhyrje dhe me taka të ngritura, i shkaktoi një çarje të thellë dos Santosit pak mbi gju. Kryesori nuk heziton dhe nxjerr kartonin e kuq, ndërsa dos Santosi, pasi mori ndihmën e parë, u largua me barelë nga fusha.
Dëmtimi i rëndë i Giovani dos Santos e kaloi në plan të dytë rezultatin e ndeshjes (Club America fitoi 4-1, ndërsa Guadalajara e mbylli takimin me 9 futbollistë)
.
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...