“Blaugranët” janë ndalur në ndeshjen e xhiros së tetë duke ndarë pikët në derbin kundër Atleticos.
Pas shtatë fitoreve radhazi, Barcelona ka humbur pikë në La Liga duke barazuar me rezultat 1 me 1 në ndeshjen më të vështirë të sezonit deri tani kundër Atletico Madridit, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët në Wanda Metropolitane kaluan të parët në epërsi në minutën e 21′ të ndeshjes pas supergolit nga Saul Niguez.
Skuadra e Diego Simeones shpresonte në arritjen e fitores historike kundër Barcelonës qysh pas sezonit 2009/10, por gjiganti katalunas u rikthye në lojë vonë përmes Luis Suarezit.
Reprezentuesi uruguaian shënoi me kokë në minutën e 82′ duke barazuar shifrat në 1 me 1.
Barcelona vazhdon qëndrimin në pozitën e parë në tabelë me 22 pikë, tri më pesë më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë, ndërsa Atletico Madridi qëndron në pozitën e tretë me 16 pikë./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...