Një ngjarje historike ka tronditur botën e basketbollit amerikan: Los Angeles Lakers, një nga skuadrat më të famshme në historinë e NBA-së, ka kaluar në pronësi të re.
Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në ligë kanë votuar unanimisht për shitjen e shumicës së aksioneve te Mark Walker, drejtues ekzekutiv i kompanisë TWG Global.
Kjo lëvizje shënon fundin e një epoke të artë për familjen Buss, e cila e kishte marrë në pronësi klubin që nga viti 1979 dhe e kishte shndërruar në simbol të suksesit dhe kulturës së NBA-së.
Nën drejtimin e tyre, Lakers fituan 11 tituj kampionë, duke kaluar nëpër periudha legjendare, epoka e Magic Johnson, dominimi me Shaquille O’Neal dhe Kobe Bryant, periudha e artë me Bryant e Pau Gasol, dhe së fundmi, triumfi i LeBron James.
Edhe pse detajet financiare nuk janë bërë zyrtare, raportimet nga The Athletic dhe Sportico flasin për një shifër që mund të kalojë 10 deri në 12 miliardë dollarë, duke e bërë këtë shitjen më të shtrenjtë në historinë e sportit amerikan.
Për krahasim, Boston Celtics u shitën verën e kaluar për rreth 6 miliardë dollarë — gati gjysmën e kësaj vlere.
Kështu, për herë të parë pas më shumë se 45 vitesh, Lakers do të drejtohen nga pronarë të rinj, ndërsa fansat dhe analistët presin me interes se si Mark Walker do ta udhëheqë këtë ikonë të sportit në një kapitull të ri të historisë së saj madhështore.
The NBA Board of Governors has unanimously approved the sale of the majority interest in the Los Angeles Lakers to Mark Walter. pic.twitter.com/6YKmyvHDx5
— NBA Communications (@NBAPR) October 30, 2025
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...