Boston Celtics mposhti me rezultatin 117-101 Philadelphia 76ers në takimin e parë të fazës çerekfinale të Play Off mes tyre.
Në “TD Garden”, para rreth 19 mijë tifozëve, vendasit nuk diskutuan për asnjë moment fitoren, duke mposhtur kundërshtarin në të 4 fraksionet e ndeshjes.
Rozier dhe Tatum ishin më të mirët për Celtics, që realizuan 57 pikë, 8 asiste dhe 11 rikuperime të dy së bashku, ndërsa lojtari më I mirë I ndeshjes ishte kamerunasi i 76ers, Embiid.
Ky i fundit realizoi 31 pikë, 5 asiste dhe 13 rikuperime, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij për të shmangur humbjen. Nga ana tjetër, për Philadelphian nuk u ngjit në nivelin e pritshmërive J.J. Redick, që ndryshe nga sa pritej u ndal në kuotën e 20 pikëve, 3 asisteve dhe 3 rikuperimeve, shumë pak për një lojtar që pritet të jetë lokomotiva e ekipit.
Takimi i radhës mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet sërish në “TD Garden” të Bostonit, më 4 Maj, ku vendasit do të synojnë të thellojnë avantazhin, për të shkuar më pranë gjysmëfinaleve.
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...