Natë jo me fat për Shqiptarët, Polonia mposhtë Shqipërinë në “Air Albania”

23:07 | 12 Tetor 2021

Polonia ka shënuar fitore ndaj përfaqësueses së Shqipërisë në stadiumin “Air Albani” në Tiranë.

Edhe  pse Shqipëria  kishte shumë sulme dhe kundër sulme të bukura, për fat të keq mungonte finalizimi i tyre.

Polakët kanë gjetur rrjetën e “Kuq e Zinjve” në minutën e 77-të , ku autor i golit ishte Karol Swiderski i cili u asistua nga Mateusz Klich.

Lexo edhe :

Thyhet mbrojta e Shqipërisë, Polakët në epërsi, ndërprehet ndeshja pershkak të tifozëve

Tifozët e Shqipërisë, kur polaket e festonin golin, kanë hedhur gjëra në drejtimin e tyre dhe kjo sjelle është detyruar që loja të ndërprehet për një kohë.

Pas një kohe është vendosur që loja të vazhdohet.

Lexo edhe :

Ndeshja Shqipëri – Poloni  nuk ndërpritet, fillon përseri

Polonia pas kësaj fitore, gjendet në vendin e dytë të tabelës së grupit I më 17 pikë, ndërsa Shqipëria gjendet në vendin e tretë me 15 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara