Pasi nuk ishin në gjendje të nënshkruajnë me Simone Verdin dhe Matteo Politanon, Napoli ka siguruar përfundimisht opsionin për blerë sulmuesin brazilian Vinicius Morais nga Real de Queluz.
“Partenopei” ka qenë duke kërkuar anësorin gjatë gjithë merkatos së transferimeve të muajit janar, fillimisht pas refuzimit nga Verdi i Bolognas dhe më pas dështimit për të nënshkruar për 29 milionë euro me Politanon e Sassuolos, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, sipas një raporti nga ‘La Gazzetta dello Sport’, Napoli ka siguruar një opsion për të blerë golashënuesin më të mirë në ligën e dytë portugeze, Vinicius Morais.
Vinicius ka gjetur rrjetën brenda 13 ndeshjeve këtë sezon dhe “Partenopei” dëshiron të sjell atë në Naples gjatë verës.
22-vjeçari i lindur në Rio de Janeiro nisi karrierën e tij në Caldense para transferimit në Portugali në korrik të vitit 2017./arbresh.info/
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...