Lecce ka bërë befasinë e javës duke mposhtur Napolin në udhëtim me rezultat të ngushtë 2 – 3, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në Seria A.
Lapadula në minutën e 29-të zhbllokoi shifrat, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa, në pjesën e dytë ishte Milik që në minutën e 48-të barazoi rezultatin, kurse Lapadula shënoi përsëri për t’iu dhënë mysafirëve avantazhin, derisa fitoren e vulosi Mancosu në minutën e 82-të pas një super goli nga gjuajtja e lirë dhe e vetmja gjë që arritën të bëjnë vendasit ishte ta ngushtojnë rezultatin në minutën e 90-të, gol të cilin e shënoi Callejon.
Pas kësaj humbje Napoli renditët në pozitën e 11-të me 30 pikë, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 17-të në tabelë me 22 pikë të grumbulluara./arbresh.info.
https://twitter.com/cavarretta_luca/status/1226532521623609344
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...