Mesfushori sllovak, Marek Hamsik, beson se Napoli meriton të fitojë Serie A këtë sezon pasi kjo është edhe dëshira e gjithë atyre që e duan futbollin.
Napolitanët janë lider në Serie A me një pikë më shumë se Juventusi dhe kanë shanse të mira që të vazhdojnë me ecurinë e mirë dhe në fund të shpallen kampion.
“Ëndrra ime? Ajo quhet Scudetto”, ka thënë sllovaku për Corriere dello Sport.
“Nuk është vetëm ëndrra ime, por edhe e tifozëve, De Laurentiis dhe bashkëlojtarëve”.
“Mendoj se është edhe dëshira e tifozëve që duan futbollin, sepse në luajmë mrekullueshëm, futboll të bukur dhe mendoj se e meritojmë”, shtoi Hamsik.
Ndeshja e ardhshme e Napolit është ndaj Atalantas, ndërsa në pesë javët e fundit ka katër fitore dhe një barazim .
29 vjeçari këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim. /arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...