Klubi francez Nantes dhe ai britanik Cardiff City thuhet se kanë arritur marrëveshje në lidhje me pagesën e kartonit të sulmuesit të ndjerë Emiliano Sala.
Nates dhe Cardiff kishin arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit argjentinas nga Ligue 1 në Ligën Premier.
Megjithatë, Sala nuk arriti të debutoj pasi përjetoi një fatkeqësi gjatë udhëtimit nga Nantes në Cardiff pasi u zhduk me aeroplanin e tij në Kanalin Anglez.
Pas disa javësh kërkime, trupi i argjentinasit u gjend i vdekur nga ekipet moderne në kërkim-shpëtimit.
Por, ‘lufta’ mes dy skuadrave ka vazhduar me Nantesin që ka thënë se do të padis klubi e Ligës Premier për mos kryerjen e pagesës së transferimit.
Tani mediumet në Britani thonë se dy ekipet kanë rënë dakord të vonojnë pagesën e parë të shifrës prej j 15 milionë funtesh për Sala.
Skuadra nga Liga Premier fillimisht duhej të paguante pjesën e parë të asaj shume deri më 20 shkurt, por për shkak të arsyeve të sigurimit ata kanë vendosur të shtyjnë atë datë.
Sipas mediumit The Indenpedent, nëse pagesa nuk do të bëhet në datën e pajtuar, rasti mund të shkojë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...