Rikuperimi i Manuel Neuer po shkon shumë mirë dhe rikthimin e tij mund të vijë javën e ardhshme kundër Bayern Leverkusen. Trajneri Julian Nagelsmann foli sot për Neuerin dhe procesin e rikuperimit të tij.
Kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer, iu nënshtrua një operacioni të papritur në gju në fillim të shkurtit dhe ka qenë jashtë fushës për tre javët e fundit. Portieri ka bërë hapa të mëdhenj në rehabilitim ditët e fundit dhe është afër rikthimit në fushë.
Sipas trajnerit të Bayernit, Julian Nagelsmann, 35-vjeçari mund të rikthehet mes shtyllave kundër Bayern Leverkusen të shtunën e ardhshe. Duke folur për mediat pas ndeshjes kundër Eintracht Frankfurt, Nagelsmann tha se Neuer do t’i bashkohet stërvitjes së parë të portierëve.
“Manu do të stërvitet posaçërisht për portierët sërish javën e ardhshme. Nëse gjithça shkon mirë, ai do të jetë aty kundër Leverkusenit”.
Numri një mund të rikthehet plotësisht kundër RB Salzburg në Champions League, “Ka shumë mundësi që të ndodhë”, tha Nagelsmann./Arbresh.info
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...