Kombëtarja e Kosovës triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës me rezultat 3-1 duke arritur të siguroj kualifikimin në Ligën B të Nations League.
Më i miri i këtij takimi është Vedat Muriqi i cili shënoi tre gola, shkruan Arbresh.info.
Ai pas ndeshjes ka folur rreth ndeshjes për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Jam shumë i kënaqur që kemi bërë një arritje të jashtëzakonshme si kombëtare. Një sulmues nuk mund të ketë një lojë më të mirë se kjo, 3 gola dhe kualifikim në Ligën B”.
“Jam shumë i lumtur, nuk duhet të ndalemi më kaq. I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë për kundërshtarin”.
“Do të vazhdojmë me punën tonë, me shpirtin luftarak, pasi kjo besoj është arma jonë dhe do të vazhdojmë të luftojmë pa marrë parasysh”.
“Tani i kemi ndeshjet miqësore në qershor, pastaj na vijnë kundërshtarë edhe më të fortë se sa Islanda”.
Muriqi gjithashtu zbuloi se ai ia dedikoi golin e parë ish-sulmuesit të Kosovës, Atdhe Nuhiu, tashmë asistent i Franco Fodës.
“Pas lojës së parë me Islandën nuk i kam treguar Atdheut, por kur përfundoj ndeshja nuk munda pa shënuar një gol sepse kisha qejf t’ia dedikoja atij”.
“Pas shumë kohëve u bashkuam këtu dhe luftuam së bashku për një objektiv dhe ishte një kënaqësi vërtetë. Kur e shënova golin mu kujtua Atdheu dhe ia dedikova atij”, përfundoi sulmuesi kosovar.
Muriqi tashmë ka 30 gola me fanellën e Kosovës në 60 ndeshje të luajtura./Arbresh.info
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë