Selektori i Kosovës, Franco Foda po mban konferencën e fundit para ndeshjes së nesërme me Slloveninë.
Së bashku me Fodan i pranishëm në konferencë ishte edhe portieri dardan, Aro Muric, shkruan Arbresh.info.
Muric po kalon formë të mirë tek Sassuolo dhe edhe nesër pret rezultat pozitiv me Slloveninë.
“Jam shumë i lumtur me performancën time. Pres një fitore nesër. Nesër do të bëjmë gjithçka për të marrë një fitore. Gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar mjaft shumë. Kemi futbollistë në ligat më të mira. Kemi një rast ideal për të treguar këtë progres nesër dhe shpresoj ta arrijmë”, tha Muric.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...