“Gardiani” i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç, në verën e këtij viti u huazua nga Manchester City te skuadra spanjolle Girona, e cila garon në Ligën e Dytë të Spanjës.
Shqiptari 22-vjeçar nga Mali i Zi nuk po arrin që të përshtatet në klubin e ri derisa është paraqitur vetëm në dy ndeshje zyrtare në këtë edicion.
Te Girona që është në pronësi të pronarëve të Cityt, krahas Muriçit janë huazuar edhe Yan Couto dhe sulmuesit Nahuel Bustos dhe Pablo Moreno.
Gazeta spanjolle “Sport.Witness” shkruan se lojtarët në fjalë nuk i kanë arritur pritshmëritë.
Ky ekip pas javës së 18-të ndodhet në pozitën e shtatë me 28 pikë të mbledhura.
Muriç nuk e gjeti veten as në edicionin e kaluar te Nottingham Forest në Ligën e Dytë Angleze ku regjistroi vetëm katër paraqitje.
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...