Borussia Monchengladbach ka siguruar tri pikë të plota në ndeshjen ndaj kampionit të Gjermanisë.
M’gladbach ka shënuar fitore me rezultat 2 me 1 ndaj Bayern Munichut në takimin e xhiros së 13-të të zhvilluar në kuadër të Bundesligas, shkruan portali arbresh.info.
Dy golat në pjesën e parë i dhanë fund gjashtë fitoreve radhazi të “Bavarezëve” që u ringjallën menjëherë pasi trajneri Jupp Heynckes mori detyrën si një zëvendësues i Carlo Ancelottit.
Nikoqirët shënuan dy gola brenda pesë minutave në pjesën e parë të këtij takimi në Borussia Park. Thorgan Hazard realizoi golin e epërsisë nga penalltia (39′), ndërsa Mathias Ginter shënoi golin e dytë një minutë pa përfunduar koha e rregullt.
“Bavarezët” arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën e 74′ përmes një goli të shënuar nga mesfushori Arturo Vidal, por nuk arritën ta barazojnë rezultat në minutat e mbetur.
Bayern Munichu tani ka 29 pikë në krye të tabelës në Bundesliga, ndërsa Borussia M’gladbach qëndron në pozitën e katërt me 24 pikë./arbresh.info/
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan