Jose Mourinho ka zbuluar se e sheh kohën në Real Madrid si eksperiencën e tij më të mirë si trajner duke cituar mësimet që ka mësuar dhe kujtohet gjatë kohës te klubi spanjoll.
Pas suksesit te klubet si Porto, Chelsea dhe Interi, Mourinho i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 2010 dhe menaxhoi klubin deri në vitin 2013, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë kësaj kohe në klub, Mourinho ka fituar La Ligën në sezonin 2011/12 ndërkohë që siguroi edhe Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës para se të rikthej në Chelsea.
Por, pavarësisht se ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve te Porto dhe Interi, Morinho beson se koha në Santiago Bernabeu ishte më e mira.
“Real Madridi ishte eksperienca ime më e mirë për shkak të asaj që kam mësuar si trajner, si njeri dhe për shkak të mësimeve që kam marrë në karrierë dhe jetë”, ka thënë ai për Marca.
“Është kujtimi im më i mirë në karrierë, ishte fantastike”
Mourinho është aktualisht i pa punë përveç se angazhohet si një analist në televizione./arbresh.info/
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...