Jose Mourinho aktualisht është pa punë si pasojë e shkarkimit nga Manchester United muajin e kaluar.
Këtë javë, trajneri portugez është përfolur shumë se ka pranuar një ofertë nga Benfica, por ai ka deklaruar se nuk është duke menduar për rikthim në vendin e tij për të punuar, transmeton portali arbresh.info.
“Unë mendoj se mund të them lirisht se nuk kam ndërmend për të punuar në Portugali”, ka thënë Mourinho për ‘Correio da Manha TV’.
“Jam shumë i lumtur kështu siç jam”
“Nuk jam një opsion për Benfican tani”
Thashethemet rreth arritjes së tij të mundshme te Benfica u përhapen me shpejtësi të hënën kur presidenti Luis Filipe Vieira tha se Mourinho është i lirë për të ardhur menjëherë nëse dëshiron./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë