Mason Mount duket se është shumë afër transferimit te Manchester United.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, ai madje ka përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Mason Mount has completed medical tests as new Manchester United player at Carrington. ?✅ #MUFC
Contract until June 2028 plus option, confirmed. pic.twitter.com/0JYWJ5oRxU
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 3, 2023
Mesfushori anglez duket se ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me mundësi vazhdimi.
Mount, i cili ka shënuar 33 gola në 195 paraqitje, është një nga lojtarët më të preferuar nga tifozët në “Stamford Bridge” dhe Frank Lampard, një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e klubit e ka parë atë si një kapiten të ardhshëm të Chelsea.
Chelsea është duke kërkuar ta zvogëloj skuadrën dhe e shiti Havertz te Arsenali për 65 milionë funte të mërkurën.
Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe N’Golo Kante janë transferuar në Arabinë Saudite, Ruben Loftus-Cheek po i bashkohet Milanit për 15 milion funte plus shtesa dhe Hakim Ziyech do të bashkohet me Al-Nassr./Arbresh.info/
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...