Alvaro Morata pranon se Juventusi gjet diçka që i mungonte pasi debutuesit, Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria të dy shënuan për të arritur një fitore 2-0 kundër Veronës të dielën mbrëma.
Bianconerët kishin vuajtur nga ‘fuqia e dobët e zjarrit’ në gjysëm e parë të sezonit.
Pika problematike ishte edhe mesfusha e klubit, por ardhja e Vlahovicit dhe Zakaria pritet t’i zgjidhë këto çështje.
Të dy lojtarët kishin debutime në ëndrra pasi shënuan për klubin në fitore, por nuk ishin vetëm golat e tyre që i bënë gjërat ndryshe.
Ata gjithashtu ngritën lojën e ekipit me Vlahovic, veçanërisht duke e bërë Juventusin të luante një stil më sulmues.
“Jam i lumtur sepse rizbuluam atë që na mungonte, këto ndjesi dhe këtë zjarr”, tha Morata pas ndeshjes./Arbresh.info
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...