Të enjten është funerali tragjik i yllit në Serie A, Davide Astori, i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas një sulmi në zemër.
Qysh pas këtij lajmi, bota e futbollit ngushëlloi 31-vjeçarin, i cili ka lënë pas tij gruan dhe një vajzë, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta sportive në Itali ‘Corriere dello Sport’ shkruan se një numër i madh yjesh të mëdhenj do të marrin pjesë nesër në varrim ndërkohë që Gianluigi Buffon dhe trajneri i tij Massimo Allegri janë të vendosur për tu nisur direkt nga Londra pas ndeshjes së sotme (e mërkurë) kundër Tottenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Një tjetër lojtar nga Anglia që do të niset për në Itali është sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili e kishte bashkëlojtarë Astorin te Roma.
‘La Nazione’ raporton që egjiptiani ka bërë një kërkesë të veçantë tek zyrtarët e klubit duke i kërkuar leje që të marr udhëtoj në Itali për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish kolegut të tij.
Varrimi i tij do të bëhet në Santa Croce./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...