Luka Modric beson se Barcelona mund të ketë sukses pa Lionel Messin, duke marrë shembull largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.
Ekipi i Zinedine Zidane e fitoi La Ligën sezonin e kaluar, trofeu më i madh që ka fituar pas largimit të Ronaldos në Juventus në vitin 2018.
Reali gjithashtu ka fituar edhe Superkupën e Spanjës.
Në përgjithësi, pas largimit të CR7, Reali i ka fituar tre trofe.
Modric e di se çfarë lojtari është duke humbur Barcelona, por beson se do të gjejnë rrugën drejt triumfit me lojtarë tjerë që do të shkëlqenin sipas tij në mungesë të Leos.
“Do të ishte humbje e madhe. Njëjtë si largimi i Ronaldos. Por ju s’mund të mendoni për të kaluarën. Ky është futbolli dhe s’ke çka i bën”, tha Modric për AFP.
“Nëse ndodh, do të jetë humbje e madhe për prestigjin e ligës. Por duhet të vazhdojmë përpara. Lojtarë të tjerë do të bëhen yje”. “Kur Ronaldo u largua, e njëjta gjë ndodhi, por Real Madridi vazhdoi edhe pa të, njëjtë do të jetë edhe me Barcelonën dhe La Ligën pa Messin”. /Gazeta Express/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...