Henrikh Mkhitaryan është tallur gjatë stërvitjeve te Arsenali me bashkëlojtarin e tij – Granit Xhakën.
Xhaka u rikthye në stërvitjet para-sezonale këtë javë pas edicionit te kombëtarja e Zvicrës në Kampionatin Botëror dhe atij i janë bashkuar edhe lojtarët e rinj si Stephan Lichtsteiner dhe Lucas Torreira, transmeton portali arbresh.info.
Por, Xhaka nuk dukej plotësisht i fokusuar dhe Mkhitaryan ua bëri të qartë bashkëlojtarëve të tij se ishte plotësisht në dijeni rreth gabimit të kosovarit.
Lojtarët e Arsenalit kishin arritur deri në 16 pasime derisa Pierre Emerick Aubameyang dhe Reiss Nelson po qëndronin në mes në përpjekje për t’i ndërprerë.
Por, e gjithë kjo dështoi kur Xhaka pasoi gabimisht topin.
Menjëherë pas këtij gabimi, një lojtar i Arsenalit dëgjohet duke thënë: “Granit, zgjohu”.
Por, Mkhitaryan reagon menjëherë më pas duke thënë: “Çfarë keni bërë me këmbën tuaj të djathtë gjatë pushimeve”
Xhaka e mori të gjithë këtë me humor dhe hyri në mes të rrethit./arbresh.info/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...