Henrikh Mkhitaryan thotë se shoku i tij te Arsenali, Mesut Ozil, është mesfushori më i mirë në pozicionin e tij në botë.
Armeni ka kaluar në Emirates nga Manchester United, në një ndërrim me Alexis Sanchezin.
Mkhitaryan ka thënë se tashmë janë klub fortë me lojtarë si Ozil dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
“Po natyrisht, jo vetëm ne tre, por ka lojtarë të tejrë të jashtëzakonshëm me ne”.
“Ata ndikojnë shumë në suksesin e skuadrës dhe në stilin e lojës të Arsenalit dhe sigurisht që po përpiqemi ta bëjmë më të mirën”.
“Të gjithë e dinë se Mesut është një nga lojtarët më të mirë në botë.
“Është lumturi dhe gëzimi që të luaj pranë tij, sepse ai e kupton shumë mirë lojën e futbollit. Ai ka vizion të madh, ka teknikë të mahnitshme dhe ai është më i miri në pozitën e tij”.
Vetëm ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka krijuar më shumë raste në Ligën Premier se Ozil. /Telegrafi/
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit