Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan, shumë shpejtë do jetë lojtar i Arsenalit.
Mkhitaryan ka festuar ditëlindjen e tij të 29-të me agjentin e tij, Mino Raiola dhe Paul Pogba, transmeton arbresh.info.
Mkhi do t’i bashkohet Arsenalit në një marrëveshje shkëmbimi me Alexis Sanchez, që do t’i bashkohet United.

Ai ka postuar një fotografi në Instagram me mbishkrimin: “Çfarë do të marr për ditëlindjen time..??”.
29 vjeçari ka përfunduar testet mjekësore te Arsenali dhe tashmë pritet vetëm zyrtarzimi i tij.

Reprezentuesi armen ishte transferuar në United nga Jose Mourinho në verën e vitit 2017, por që nuk arriti të shkëlqejë ashtu siç ishte pritur.
Mkhi është paraqitur në 63 ndeshje duke shënuar 13 gola në fanellën e djajve të kuq. /arbresh.info/
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot