Tashmë faza e nxehtë e kampionat më elitar të basketbollit në botë, NBA ka filluar dhe po prodhon ndeshjet të zjarrta, të njëjta kanë qenë edhe tri përballjet e natës së mbrëmshme ku sollën rezultate mjaft interesante.
Në kryendeshjen e mbrëmjes Minnesota Timberwolves barazoi serinë në 1-1 ndaj Denver Nuggets, shkruan Arbresh.info.
Në krye me Anthony Edwards, Minnesota shënoi fitore në shtëpinë e Denver me rezultat 119-114.
Edwards luajti me 30 pikë e 10 kërcime, teksa lojë të mirë bëri edhe Randle i cili shtoi edhe 24 tjera dhe nëntë kërcime e gjashtë asistime.
Tek Nuggets u dalluan dyshja Murray e Jokic. I pari luajti me 30 pikë, teksa serbi pati 24 pikë, 15 kërcime e tetë asistime.
Një super përballje ishte edhe ajo mes New York Knicks dhe Atlanta Hawks. Mysafirët triumfuan në çastet e fundit me rezultat 108-109 për ta barazuar serinë në 1-1.
McCollum pati peformancë fantastike me 32 pikë. Tek Knicks u dallua Brunson me 29 sosh, i cili pati edhe shtatë asistime.
Fitore arriti edhe Cleveland Cavaliers që arriti triumfin e dytë në përballje me Toronto Rapotors dhe tashmë është vetëm dy fitore larg fazës tjetër të play-offit.
Cleveland triumfoi 115-105. Donovan Mitchell shkëlqeu me 30 pikë, i ndihmuar nga James Harden me 28 sosh.
Tek Toronto, Barnes ishte më i dalluari me 26 pikë të shënuar.
Kujtojmë se në rrethin tjetër kalojnë skuadrat që arrijnë katër fitore të parat./Arbresh.info
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...