Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve ka kërkuar të sanksionohen Anglia dhe Rusia pasi tifozët e të dy skuadrave kombëtare janë përleshur para ndeshjeve të tyre në fazat grupore në Kampionatin Evropian 2016.
Në ndeshjen që përfundoi me rezultat 1-1 në Stade Velodrame të Marseilles, tifozët u përleshën pas ndeshje, ku sipas raporteve 35 persona kanë mbetur të lënduar, shkruan portali arbresh.info. Trupi qeverisës i futbollit evropian, UEFA më vonë filloi hetimet kundër Rusisë, tifozët e të cilëve kanë hedhur fishekzjarrë dhe kanë bërë gjykime raciste.
“E mirëpres vendimin e UEFA-s për të vendosur sanksionime në skuadrat, fansat e të cilëve kanë kryer krime. Nuk duhet do të ketë mëshirë ndaj tyre nga federatat e sportit dhe organet qeverisëse”, tha Cazeneuv.
Gjatë ndeshjes, tifozët rus gjuajtën fishekzjarrë dhe pas fishkëllimës së fundit, grupi iu vërsul tifozëve anglez./arbresh.info
Kafeja nuk të dehidraton
Vitamina D lidhet me humorin e mirë, sidomos në dimër
Berisha: Pagesa e mësuesit minimimalisht me 1500 euro
IGJEUM: Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter...
Ajri i pastër dhe natyra, terapi falas për stresin
Bologna mposht Empoli dhe i shkon Milan në finale të Kupës