Mbeturinat e shpërndara në rrugët e kryeqytetit po dalin të jenë ende një problem i pazgjidhur, të cilat jo vetëm që nuk janë në vendin e duhur por edhe kafshët e uritura të cilat qëndrojnë ato pranë për të gjetur ushqim dhe shqetësojnë qytetarët.
Kjo dukuri vazhdon të shqetësojë prishtinasit tash e sa vjet. Përveç pamjes së shëmtuar, është edhe aroma e rëndë që kundërmon deri në disa metra larg kontejnerëve.
Arbresh.info ka kontaktuar me drejtorinë për shërbime publike në Komunën e Prishtinës, të cilët thanë se komuna ndanë 10 zona të caktuara të cilat duhen të pastrohen.

Zëdhënësja komunale e Prishtinës, Arlinda Kastrati për Arbresh.info tha se mbeturinat në rrugë janë si pasojë e problemeve me makineri.
“Mbeturinat në rrugë janë si pasojë e problemeve me makineri që kompania për grumbullim të mbeturinave (KRM Pastrimi) ka aktualisht. Për të minimizuar këto probleme, Komuna e Prishtinës ka kontraktuar edhe një kompani private për t’i dalë në ndihmë KRM Pastrimit”, ka thënë Kastrati.

Lidhur për këtë çështje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bjaqinovci thekson se komuna nuk ka nevojë për më shumë kompani pastrimi, por ka nevojë për një menaxhim më të mirë të kompanisë publike “Pastrimi”.
“Kompania publike e pastrimit në komunën e Prishtinës ka dështuar në mbledhjen e mbeturinave për shkak të keq menaxhimit. Punëtorët e kësaj kompanie punojnë në kushte të mjerueshme”, tha Bjaqinovci.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës nuk po e bën siç duhet punën e vetë dhe si pasojë e kësaj kryeqyteti është i mbuluar me mbeturina.
Bajqinovci pohon se po bëhen tre vjet që bërlloku, papastërtia e ka mbuluar Prishtinën.
Abresh.info ka siguruar fotografi nga disa lagje të Prishtinës, të cilat dëshmojnë gjendjen e rëndë dhe mbulimin e kontejnerëve nga mbeturinat si dhe jashtë tyre. /Arbresh.info/Albiona Bashota/

Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...