Policia e Kosovës njofton se kanë lokalizuar një vend në bjeshkën e Roshkodolit në Deçan, në një zonë të thellë malore, ku dyshohej se po kultivoheshin bimë narkotike.
Sot, njësitet e specializuara kufitare së bashku edhe me njësinë e antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur katër sera, në të cilat kishin qenë të mbjellura bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat dyshohet se ishin djegur nga persona të dyshuar, përcjell Arbresh.info.
Dyshohet se në vendin e ngjarjes kanë qenë të mbjellura rreth 300 bimë narkotike të madhësisë nga 1 deri në 2 metra gjatësi.
“Lidhur me rastin njësitë përkatëse në vendin e ngjarjes kanë marrë provat materiale si në vijim: Mostra të bimëve narkotike, një armë AK – 47 me 32 copë fishekë, një fishekë i kalibrit për armë të gjuetisë etj”, njofton policia.
Provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat “Kultivim i bimëve narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve”.
“Në lidhje me rastin meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, të cilat kanë aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse të shteteve të tyre”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info


Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim