Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Buzëqeshjet dhe lotët e gëzimit nuk munguan në fytyrën e atyre që diplomuan, dhe të familjarëve të tyre.
Emocione të shumta, patën edhe fëmijët që ishin prezent në këtë ceremoni.

Lotët e gëzimit për diplomimin e vëllait të saj nuk mund t’i ndalte kjo vajze e vogël.
Ajo për Arbresh.info tha se është jashtëzakonisht e lumtur që vëllai i saj është bërë pjesë e Policisë së Kosovës, pasi ka dhënë shumë për të arritur këtu.

“Jam shumë e lumtur që është bo polic, shumë krenare se ka jap shumë për me kon në këtë vend, ka mi jap shumë dashuri për çka do që kalon, qysh më ka dhënë ai mu, shumë po ndihem krenare për të”, tha ajo.
Tutje, ajo tha se e sheh veten si police në të ardhmen.

Ndryshe, personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës i’u drejtuan të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni u shpërndanë edhe certifikatat për të diplomuarit.
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit