Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.
Palët diskutuan mbi situatën aktuale në vend, ku zëvendëskryeministri Bislimi e njohu Blankenborgun me punën e Qeverisë në kontekst të zhvillimit të vendit në rrafshin ekonomik, duke veçuar dhe të dhënat më të fundit që tregojnë për ulje të papunësisë në tremujorin e fundit të vitit 2023, nga 11.8% sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%, përcjell Arbresh.info
“Zëvendëskryeministri shtoi se këto rezultate të arritura në rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, në tri vitet e fundit, janë histori suksesi e shtetit tonë dhe projektim premtues për të ardhmen e vendit, dëshmuar dhe nga rankimet pozitive në indekset ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Më tej, ata biseduan dhe mbi zhvillimet në rajon e procesin e dialogut.
Bislimi e falënderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg, për bisedën e zhvilluar dhe takimin e frytshëm e produktiv./Arbresh.info

Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...