Fundjava që lamë pas u zhvillua xhiroja e gjashtë në elitën e futbollit turk aty ku nuk munguan ndeshjet e mira dhe golat.
Ylli kosovar Milot Rashica shkëlqeu edhe në këtë javë duke arritur që të shpallet lojtari më i mirë në fitoren e Besiktasit me rezultat 2-1 ndaj Eyupsporit.
Rashica gjeti rrugën e rrjetës në këtë takim duke realizuar në minutën e 20-të për t’i dhënë epërsinë Besiktasit.
Nuk ishte vetëm goli i shënuar e tëra çfarë pamë nga Rashica, pasi ai pati edhe pesë pasime kyçe si dhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara.
28-vjeçari pati dy krosime të sakta ndërsa kompletoi edhe dy driblime krahas gjashtë dueleve të fituara.
Përveç kontributit në fazën ofanzive, Rashica ndihmoi shumë edhe në mbrojtje duke bërë plotë katër ndërhyrje.
Për këtë paraqitje të tij fantastike, Rashica është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës së gjashtë në Superligën e Turqisë.

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...