AC Milani raportohet se është i vendosur për të rivalizuar Interin në garën për nënshkrimin me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Kroati është duke u lënë jashtë skuadrës së parë te gjiganti në La Liga teksa Frenkie de Jong, Arthur, Sergio Busquets dhe Arturo Vidal janë duke u favorizuar para tij, transmeton portali arbresh.info.
Rakitic ka luajtur vetëm 203 minuta futboll brenda të gjitha kompeticioneve deri tani këtë sezon dhe Barcelona dëshiron të shes atë.
“Rossonerët” mendohet të jenë në merkato për një mesfushor me eksperiencë dhe 31-vjeçari është identifikuar si një shënjestër e mundshme.
Dy klubet në Milan nuk janë palët e vetme të interesuara pasi Paris Saint Germaini, Juventusi dhe Manchester United besohet gjithashtu se kërkojnë nënshkrimin me Rakitic./arbresh.info/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...