Sipas gazetarit italian Orazio Accomando, Milani ka kontaktuar Liverpoolin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme huazimi për Federico Chiesan.
Anësori ka lënë të kuptohet se do të konsideronte një rikthim në Itali, dhe kubi italian është një nga ata që ai do të ishte i interesuar t’i bashkohej.
Megjithatë, Liverpooli nuk ka ndërmend ta lërë Chiesën të largohet në huazim për momentin, kështu që bisedimet do të vazhdojnë me shpresën për të arritur një kompromis.
Në sezonin e tij të parë në Angli, 27-vjeçari bëri vetëm 14 paraqitje për Liverpoolin, duke përfshirë vetëm katër ndeshje në formacionin titullar.
Liverpooli po tenton shitjen e tij të përhershme, andaj mund ta bëjë huazim me obligim blerje për Milanin. /Telegrafi/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë