Me golin nga Leonardo Bonucci, AC Milani ka siguruar tri pikë të plota si nikoqir kundër Crotones.
“Rossonerët” kanë fituar me rezultat minimal 1 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A kundër Crotones në Giuseppe Meazza, shkruan portali arbresh.info.
Ish mbrojtësi i Juventusit Leonardo Bonucci realizoi me kokë golin e epërsisë duke dërguar në avantazh Milanin derisa po zhvillohej minuta e 54′ e pjesë së dytë.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, anësori Franck Kessie shënoi për 2 me 0, por goli u anulua nga gjyqtari Fabio Maresca pas konsultimit me teknologjinë VAR.
AC Milani tani ka 28 pikë dhe qëndron në pozitën e dhjetë në tabelë, 12 pikë larg nga zona e Ligës së Kampionëve, ndërsa Crotone qëndron në zonën e dëbimit me vetëm 15 pikë./arbresh.info/
Goli nga Bonucci:
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...